“Leku letër”, ja sa i kushtuan Arbana Osmanit sandalet, për një dalje në televizion

Arbana Osmani është komentuar shumë për pamjen e saj sonte, kur në natën e radhës live të ‘Big Brother VIP’, u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë vishnje, shumë seksi.

Bashkëpunimi për veshjet e saj, siç ka lajmëruar shumë më herët është me LiaStublla. Sandaleve ama ju dha një vëmendje të veçantë, pasi i postoi në story duke zbuluar markën.

Me një kërkim, zbuluam që takat e Arbanës, të markës Alexandre Vauthier, kushtojnë plot 1935 dollarë. 

Ajo ka zgjedhur versionin rozë të tyre, të cilat kanë edhe kristale në pjesën e sipërme.