Një i vdekur dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 29 raste të reja pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shëruar 36 qytetarë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar në 156 mijë e 448 persona, shkruan lajmi.net.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 43 raste aktive, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 7 mijë e 947 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë i MSH-së:
13 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19.
 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës.
 Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 Nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes
 Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448.Në total numri i rasteve aktive është 1.043.
 Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!