Pas situatës në veri, Vuçiq shkon në Rashkë për t’u takuar me serbët nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkuar në Rashkë për një takim urgjent me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.

Kjo u konfirmua për Tanjug në Presidencën e Serbisë.

Ky zhvillim vjen pas operacionit të Policisë së Kosovës në disa lokacione të Kosovës kundër kontrabandës me mallra.