Petkoviq: “Një tjetër provokim nga Kurti, e informova Lajçakun”

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se “aksioni i mëngjesit të sotëm i Policisë së Kosovës’ sipas tij ishte ” një tjetër provokim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para zgjedhjeve lokale”.

Ai ka shtuar se për këtë e informoi emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Tanjug.

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion kundër kontrabandës me mallra në katër lokacione: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut si dhe Mitrovicë e Veriut,