Promovimi i nismave parlamentare i nevojshëm për zgjerim të BE-së

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka përfaqësuar sot Kuvendin e Shqipërisë në takimin e 10-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Juglindore mbi çështjet e zgjerimit të BE.

Kodheli gjatë këtij takimi ka folur për reformat e ndërmarra në Shqipëri me qëllim të arritjes dhe përmbushjes së detyrimeve të cilat përkojnë me kriteret e BE-së.

“Nënvizova përpjekjet, arritjet dhe përmbushjen e detyrimeve nga vendi ynë dhe theksova domosdoshmërinë që edhe BE ti përmbahet detyrimeve që lidhen me procesin e zgjerimit, duke filluar me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Promovimi i nismave parlamentare është i nevojshëm për të përshpejtuar zgjerimin e Unionit” ka thënë Kodheli.