Shefi i Pfizer, vizitë në Shqipëri

Drejtuesi Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, ndodhet në Shqipëri.

Kryeministria ka njoftuar se së bashku me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Bourla do të vizitojnë këtë të hënë qendrën e vaksinimit që është ngritur në stadiumin “Air Albania”. Po ashtu pritet që në fund të vizitës të ketë një prononcim për mediat.

Bourla është me origjinë greke. Ai ka lindur në Selanik. Bourla është President dhe drejtues ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer. Kjo kompani, në bashkëpunim me BioNTech zhvilluan vaksinën kundër Covid-19.Në fillim të vitit, falë një marrëveshje me Pfizer, Shqipëria mundi që të niste vaksinimin antiCovid të popullsisë.