Zvicra U17 ‘demolon’ Gjibraltarin U17, pesë gola i shënojnë katër shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës U17 është e mbushur me shqiptarë që kanë prejardhje nga Kosova, Shqipëria apo edhe Maqedonia.

Talentin e madh të këtyre shqiptarëve e tregon vetëm ndeshja e fundit e Zvicrës.

Në fitoren e thellë ndaj Gjibraltarit (7-0) për kualifikueset e Kampionatit Evropian, kanë shënuar gola plotë katër shqiptarë.

Leon Frokaj shënoi dy herë, ndërsa Leon Asllani, Labinot Bajram dhe Kevin Krasniqi nga një herë.

Këta futbollistë shpresojmë që në të ardhmen të ndryshojnë mendje dhe t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës, njësoi siç bënë Lorik Emini dhe Toni Domgjoni.